CH-Ballkani
Albinfo.ch, me numër ekskluziv për zgjedhjet në Zvicër dhe Kosovë
Ky numër pothuaj në tërësi u kushtohet zgjedhjeve parlamentare që këtë vit mbahen afërsisht në kohë të njëjtë, në Kosovë dhe në Zvicër. Sa u përket këtyre të fundit, trajtohet pjesëmarrja e kandidatëve shqiptarë në to
Ka dalë sot nga shtypi numri më i ri, i katërt për këtë vit, i magazinës albinfo.ch. E veçanta e këtij numri është se ai u kushtohet pothuaj në tërësi zgjedhjeve parlamentare që këtë vit ka qëlluar të mbahen afërsisht në kohë të njëjtë, në Kosovë dhe në Zvicër.
Kjo koincidencë ka shërbyer edhe si bazë e mirë për të sheshuar rëndësinë përcaktuese, e cila këtyre zgjedhjeve u përshkruhet në të dy vendet përkatëse. Sigurisht, përcaktuese për shkaqe e motive të ndryshme, por që në rastin e komunitetit shqiptar në Zvicër këto motive përafrohen në së paku një pikë: në domosdonë për të marrë pjesë dhe për të treguar interesim dhe aktivizëm. Kështu do të dëshmohet nëse është arritur ose jo shkalla e duhur e vetëdijesimit politik të këtij komuniteti.
Në këtë kuptim, albinfo.ch përmes intervistave shterruese ka prezantuar kandidatë me rrënjë shqiptare për zgjedhjet nacionale të Zvicrës si Ylfete Fanaj, Arbër Bullakaj etj. Pastaj ka botuar editoriale të shkruara ekskluzivisht për albinfo.ch, të personaliteteve eminente nga politika zvicerane lidhur me këto zgjedhje si dhe ka angazhuar politikanë dhe ekspertë të rinj me rrënjë shqiptare, të cilët kanë shkruar për zgjedhjet që mbahen më 20 tetor, por edhe për ato të 6 tetorit, në Kosovë.
Po ashtu janë botuar edhe hollësi rreth mënyrës së votimit, që do të ndihmojnë komunitetin tonë për të shfrytëzuar të drejtën e votës në Zvicër.
Paralelisht me këtë, albinfo.ch ka bërë përpjekje që të mbulojë edhe sfondin parazgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Kosovës. Synimi i redaksisë në këtë kontekst ka qenë përfshirja e dy krahëve, gjegjësisht dy personaliteteve që pritet të sjellin ndryshimin cilësor, nëse jo edhe kthesën e madhe, në zgjedhjet e pritshme. Fjala është për Lëvizjen Vetëvendosje me Albin Kurtin dhe LDK-në me Vjosa Osmanin. Përderisa me Kurtin është arritur të bëhet intervista, me Vjosa Osmanin, përkundër pyetjeve të dërguara me kohë, premtimeve se do të na kthehen përgjigjet, përpjekjeve të shumta për t`i siguruar ato, intervista, mjerisht, pavarësisht vullnetit tonë, ka dështuar! Kështu, në këtë numër, albinfo.ch ka sjellë vetëm intervistën me Albin Kurtin.
Një përjashtim nga dosja speciale e zgjedhjeve ky numër i revistës e bën duke botuar intervistën e zgjeruar me kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Sumën, të njohur si kryebashkiaku i vetëm kosovar që nuk ka sfond partiak dhe që, pa zhvilluar fare fushatë zgjedhore, po e kryen mandatin e tretë në këtë post. Albinfo.ch sjell me këtë rast profilin njerëzor dhe politik të Rufki Sumës.
Magazina albinfo.ch, si zakonisht, mund të gjendet në të gjitha ambientet ku frekuentojnë shqiptarët në Zvicër dhe në pika të caktuara edhe në Kosovë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














