Kosova
Albin Kurti, politikani model për të rinjtë e Kosovës
Sipas një hulumtimi të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës(KDI) del se politikani më model për të rinjtë është Albin Kurti me 13,7 për qind, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 7,8 për qind dhe Vjosa Osmani me 7.4 për qind, raportojnë mediat vendore.
KDI, ka kryer hulumtimin e dytë të opinionit publik në mesin e votuesve të rinj nga mosha 18 deri 22 vjeçare lidhur me sjelljet, qëndrimet dhe preferencat e tyre politike, përcjell albinfo.ch.
“13.7 për qind kanë deklaruar se Albin Kurti është politikan model për ata, i pasuar nga Ramush Haradinaj me 7.8 për qind, Vjosa Osmani me 7.4 për qind, Shpend Ahmeti me 7.3 për qind, Hashim Thaçi me 7 për qind dhe Kadri Veseli me 5.8 për qind. Është edhe një numër tjetër i madh i personaliteteve që të rinjtë i kanë deklaruar, mirëpo në përqindje më të vogël”, ka thënë Ahmet Rushiti nga KDI.
Sot u bë publikimi i të gjeturave kryesore të këtij hulumtimi, që konfirmon se problemet e të rinjve mbeten të njëjta dhe të paadresuara.
Kurse pyetjes se nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, a do të votonin 62.6 për qind e të rinjve i janë përgjigjur pozitivisht.
Ndërsa, se për kë do të kishin votuar nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin nesër, 27.1 për qind të të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin LVV-në, 19 për qind PDK-në, 18.1 për qind LDK-në, 11 për qind AAK-në, 2,7 për qind Nismën për Kosovën , 1,4 për qind Listën Serbe, 1,2 për qind Aleancën Kosova e Re, 0,3 për qind Alternativën 1.5 për qind partitë tjera, ndërkaq kanë refuzuar të përgjigjen 17.7 për qind.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












