Kosova
Albin Kurti, letër nga burgu
"Janë të dhimbshme problemet e Lëvizjes sonë. Nuk është problemi te gjitha që ka përdorur Aida. E fali edhe sikur të mos kishte kërkuar falje. Personalisht nuk më ka kurrfarë borxhi”, shkruhet ndër të tjera në letrën e Albin Kurtit
Deputeti dhe ish-kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka dërguar një letër nga burgu për anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.
Letrën e Kurtit e ka lexuar asamblisti më i votuar në Kosovë, Arben Vitia.
“Statuti dhe procedura janë mënyra më e duhur, rregullat dhe procedurat”, ka thënë Kurti në këtë letër në të cilën ai e mbështeti mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.
“Jemi subjekti i parë në vend, qeverisim kryeqytetin e vendit, Prishtinën, dhe kryeqytetin e kulturës sonë, Prizrenin.
Është dashur shumë pasion e aksion për atë që shihet e dihet sot. Nevojitet edhe më shumë vullnet e pasion.
Kemi rrethanë shumë të volitshme për ta rrëzuar qeverinë sepse opozita është e madhe dhe pozita është e vogël. VV është partia më e madhe.
Janë të dhimbshme problemet e Lëvizjes sonë. Nuk është problemi te gjitha që ka përdorur Aida. E fali edhe sikur të mos kishte kërkuar falje. Personalisht nuk më ka kurrfarë borxhi”, shkruhet ndër të tjera në letrën e Albin Kurtit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










