E-Diaspora
Alban Skenderaj performoi para publikut zviceran në Cyrih
„Të shtunën në Cyrih mbyllet për mua kjo verë. Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që u bënë pjesë në çdo qytet“, tha Skenderaj.
Ai ka thënë të ndjehet i privilegjuar pas një kohe të gjatë të këndojë edhe para publikut zviceran në Cyrih dhe e ka quajtur “special” prezantimin e tij në klubin Falcone Sounds.
Alban Skenderaj është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Albani me origjinë është nga Vlora e Shqipërisë.
Alban Skenderaj nuk do të jetë këngëtari i vetëm shqiptar, i cili do të performojë në këtë klub, me emrin Falcone Sounds në Cyrih. Këngët e tyre do t’i sjellin emrat e tjerë të muzikës nga Kosova dhe Shqipëria: Jericho (12 shtator), Dren Abazi& Zig Zakg Orchestra (blok në Cyrih, 26 shtator); Art Abazi &Duo Show Kristjan Sheldija, Kristi Pecaj (Blok në Cyrih, 3 tetor), Linda Hakaj, Oda (Blok në Cyrih, 27 nëntor), Troja (Blok në Cyrih, 28 nëntor), Asgjë sikur dielli (Blok në Cyrih, 5 dhjetor), Elina Duni (Volkshaus në Cyrih, 6 dhjetor), Shpat Deda&Band (Falcone Sounds në Cyrih, 19 dhjetor), Genti Rushti Quartet (Falcone Sounds në Cyrih, 19 shkurt 2016).
Më shumë informacione: Special Events Different Show : 076 42 38 482
E-Diaspora
-
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie Njëri prej rasteve po hetohet edhe si tentativë vrasjeje, pasi në shtëpinë e përfshirë nga zjarri... -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind




















