Lajme
Alarmi maksimal për zjarre në disa rajone të Zvicrës
Vapa dhe thatësira kanë rritur rrezikun e zjarreve pyjore në nivelin më të lartë në pjesë të Valisit dhe Graubündenit.
Autoritetet zvicerane kanë ngritur në nivelin maksimal të rrezikut për zjarre pyjore disa zona të vendit, ndërsa vala e të nxehtit dhe mungesa e reshjeve vazhdojnë, transmeton albinfo.ch.
Sipas hartës së rrezikut nga zjarret, pjesa më e madhe e Zvicrës është ngjyrosur me të kuqe që nga java e kaluar, që tregon një rrezik të lartë. Megjithatë, në disa rajone situata është përkeqësuar dhe niveli ka kaluar në alarm të shkallës 5, që është niveli më i lartë.
Ky alarm është shpallur në disa pjesë të kantonit Valis, veçanërisht në zonat përreth Sionit, Zermattit dhe Brigut. Rrezik maksimal raportohet gjithashtu në pjesë të kantonit Graubünden, kryesisht rreth Kuris dhe rajonit të Surselvës së Poshtme.
Për shkak të kushteve ekstreme të motit, thatësirës së vazhdueshme dhe temperaturave të larta, autoritetet paralajmërojnë për rrezik të madh të përhapjes së shpejtë të zjarreve.
Ndërkohë, në të 26 kantonet e Zvicrës vazhdon të jetë në fuqi ndalimi për ndezjen e zjarreve në natyrë, përfshirë zonat pranë pyjeve.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe turistëve të tregojnë kujdes të veçantë dhe të respektojnë masat e vendosura për të shmangur zjarret gjatë periudhës së vapës dhe thatësirës. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













