Maqedonia
Alarmet për bomba, rutinë në Maqedoninë e Veriut
Kanë kaluar më shumë se 100 ditë nga kërcënimi i parë për bombë në Maqedoninë e Veriut, ndërkaq autoritetet e sigurisë në vend assesi të zbulojnë se ku është burimi i këtyre kërcënimeve. Deri tani më shumë se 300 lokacione në vend kanë qenë objekt i kërcënimit për bomba të vendosura kurse MPB-ja ka arritur të zbardhë vetëm 4 raste, ndërkaq janë ngritur vetëm 3 padi penale, edhe atë për një të mitur nga Shkupi që ka pranuar fajin, për një të mitur tjetër nga Kavadari si dhe një person nga Tetova. Nga Ministria e Brendshme potencojnë se bëhet fjalë për raste të komplikuara.
“Më duhet të them që bëhet fjalë për raste komplekse për zbardhje, gjithçka varet nga ajo se sa të dhëna mund të merren nga kërcënimet konkrete, ku kemi IP adresë, ku kemi person konkret si dhe të dhëna për atë apo bëhet fjalë për rrjet VPN, që do të thotë rrjet privat virtual” 2:26 këtu realisht është vështirë që të gjendet autori i veprës penale”, tha Suzana Pranjiq Talevska, ministria për Punë të Brendshme.
Më shumë se 20 kërcënime, në më shumë se 300 lokacione, vetëm 4 raste janë zbardhur, a mund të thuhet se Ministria për Punë të Brendshme nuk e ka teknologjinë përkatëse apo njerëzit për të hetuar këto raste?
“A mund të thuhet që strukturat e sigurisë në Bashkimin Evropian, në partnerët tanë të NATO-s, në botë, nuk kanë kapacitet të përballen me këto raste? Pra siç thashë, gjithkund ku ekziston IP-adresë e vlefshme, ku mundet të vijmë deri te kryerësi i veprës, ndërmerren masat e nevojshme. Megjithatë, ky lloj i kërcënimeve, sidomos kur bëhet fjalë për rrjete private virtuale, realisht janë raste që vështirë zbardhen, vështirë vihet deri te autori”, shtoi ajo.
Por, përderisa MPB-ja assesi të zbulojë autorët, nxënësit rrezikojnë që edhe pjesën më të madhe të këtij gjysmëvjetori ta humbin për shkak të kërcënimeve, analiza e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme ka treguar që në gjysmëvjetorin e parë gjithsej 10 javë akademike kanë qenë të ndikuara nga kërcënimet për bomba.
“Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme vlerësim dhe konstatuam se 10 javë akademike kanë qenë të ndikuara nga kërcënimet për bomba, ka pasur raste me nga 3 kërcënime në javë, kjo do të thotë në qoftë se nxënësit kanë për shembull gjuhën shqipe të ndjekin 4 herë në javë, dhe nëse ka pasur 3 paralajmërime për bomba, kanë humbur nga 30 deri në 40 orë vetëm prej gjysmëvjetorit të parë”, tha Luka Pavlikevik, kryetar i UNShM-së.
Sipas tij, edhe pse autoritetet shtetërore kanë qenë në dijeni për përsëritje të skenarit të gjysmëvjetorit të parë, ata nuk kanë arritur të bëjnë një zgjidhje sistematike, që nuk do të lejonte të humbin më shumë mësim nxënësit. /Alsat
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












