Lifestyle
Aktorja Larson tregon vështirësitë që kaloi për filmin e ri
Fituesja e çmimit “Oscar”, Brie Larson, ka thënë se gjatë stërvitjeve për rolin e saj në “Captain Marvel”, e shtyu veten përtej kapaciteteve, me qëllim që ta realizojë sa më mirë filmin e parë me super-heronj që ka në rol kryesor një grua.
Regjisorët dhe ekipi i aktorëve, në mesin e të cilëve ishin edhe Samuel L. Jackson dhe Gemma Chan, promovuan filmin “Captain Marvel” në Singapor, përcjell albinfo.ch.
Me ngjarje që zhvillohet në vitet e ‘90-a, filmi është pjesë e trilogjisë së Universit Marvel. Aktorja luan rolin e Carol Danvers, që shndërrohet në një prej heroinave më të fuqishme të universit. Stërvitjet e Larsonit përfshinin shtyrjen e një veture, e pamjet i kishte publikuar në llogarinë e saj në Instagram.
Jackson, 70-vjeçar, luan rolin e super-agjentit Nick Fury në moshë të re. Për t’i kthyer prapa vitet, aktori i njohur u ndihmua nga grimerët.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













