Lajme
Aksion i madh kundër rrjetit të punës “në të zezë”: ka rekrutuar punëtorë nga Shqipëria
Ky rrjet ka rekrutuar punëtorë nga Shqipëria, i ka paguar me para të zeza dhe i ka shfrytëzuar në kantiere në Gjermani
Në landin gjerman NRW (Nordrhein-Westfalen) doganat dhe policia kanë bastisur sot një rrjet klandestin kompanish ndërtimi, shkruan dpa.de
Më shumë se 240 punonjës nga shërbimi i kontrollit financiar, hetues tatimorë dhe policë ishin në detyrë, njofton dogana e Aachenit, transmeton albinfo.ch. Ata kanë kontrolluar 32 objekte banimi dhe biznesi në zonën e Heinsberg, në Düsseldorf-it, Dortmund-it dhe zonën e Ruhr-it.
Janë arrestuar katër të dyshuar.
Të paktën 15 të dyshuarit thuhet se janë “të përfshirë në një rrjet korporativ mashtrues”. Ky rrjet ka rekrutuar punëtorë nga Shqipëria, i ka paguar me para të zeza dhe i ka shfrytëzuar në kantiere në Gjermani.
Ata ua kanë “maskuar” marrëdhënien aktuale të punës përmes një rrjeti kompanish fiktive. Kontributet e përvetësuara të sigurimeve shoqërore dhe shmangia e taksave të pagave nga ky rrjet ka shkaktuar dëme prej miliona eurosh.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












