Shqipëria
Aksidente me fatalitet në Shkup dhe Kavajë, humbin jetën 8 persona
Në aksident ka humbur jetën një familje e tërë pesë anëtarëshe, ndërsa në mesin e të vdekurve ka edhe fëmijë
Gjatë mesnatës së djeshme në hyrje të lagjes Draçevë të Shkupit humbën jetën pesë persona në aksidentin e ndodhur mes një automjeti dhe një kamioni.
Sipas informacioneve jozyrtare, në aksident ka humbur jetën një familje e tërë pesë anëtarëshe, ndërsa në mesin e të vdekurve ka edhe fëmijë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ende nuk dihet në detaje se si ka ardhur deri tek aksidenti që ndodhi mes automjetit “Peugeot” dhe një kamioni të “Higjienës komunale”.
Vozitësi i kamionit ndodhet në spital për shkak të stresit, por edhe nga lëndimet në qafë dhe shpinë, përcjell albinfo.ch.
Aksidenti në Kavajë
Bilanci i aksidentit tragjik automobilistik të regjistruar mbrëmjen e së martës në dalje të Kavajës, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, është rënduar gjatë orëve të natës.
Pas nënës së dy fëmijëve, që u përplasën të tre nga një automjet që lëvizte me shpejtësi teksa po kalonin rrugën, si dhe një prej të rinjve që po udhëtonin me mjetin e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital edhe drejtuesi 24-vjeçar i tij, duke mos i mbijetuar plagëve të marra.
Viktimat janë identifikuar si Vilson Cara, drejtuesi, Gentjan Belba, 23 vjeç, dhe Lumturi Demrozi, 46 vjeç. Dëshmitarë në vendngjarje thanë se makina humbi kontrollin dhe ishte ngjitur në trotuar, duke përplasur gruan, vajzën e saj dhe një person të tretë, që fillimisht u mendua të ishte vajza tjetër e viktimës.
Mësohet se dy të rinjtë ishin nisur për të festuar ditëlindjen e Vilson Carës, i cili sot do të mbushte 24 vjeç. Sa i përket fëmijës së viktimës, vajza 21-vjeçare ndodhet ende në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa për personin e tretë, burime nga Policia e Kavajës thonë se nuk ka pasur lëndime.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












