CH-Ballkani
Aksident i rëndë ajror, humbin jetën 6 afaristë, dy prej të cilëve kosovarë
Të dy kosovarët e vdekur, së bashku me afaristët italianë kanë pasur destinacion Kosovën, ku nesër do të hapnin Qendrën Aeronautike të Kosovës, një investim të madh në komunën e Istogut
Dy afaristë kosovarë nga Komuna e Malishevës, me qëndrim në Itali: V. dhe F. Begaj kanë gjetur vdekjen në aksidentin e rëndë që ka ndodhur nüe orët e vona të mbrëmjes së sotme në afüërsi të Velesit, Maqedoni. Krahas tyre në këtë aksident kanë vdekur edhe katër afaristë italianë që ndodheshuin në fluturaken e vogël
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës me shqetësim e ka marrë informacionin për fatkeqësinë ajrore në orët e mbrëmshme në Maqedoni ku kanë mbetur të vdekur dy shtetas të Kosovës.
Që nga momenti i fatkeqësisë, Ambasada e Kosovës në Shkup ka qenë në kontakt me autoritetet policore në Maqedoni dhe është informuar se prej 6 të vdekurve nga rrëzimi i një aeroplani të vogël komercial, dy janë shtetas të Kosovës, V. Begaj dhe F. Begaj, bizenesmenë nga Malisheva që jetojnë dhe veprojnë në Itali, kanë bërë të ditur burime të Gazetës Express brenda MPJ’së.
Sipas këtyre burimeve, të dy kosovarët e vdekur, së bashku me afaristët italianë kanë pasur destinacion Kosovën, ku nesër do të hapnin Qendrën Aeronautike të Kosovës, një investim të madh në komunën e Istogut.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












