Lajme
Akademia e Nobelit mbron Handken, s’ka asgjë të keqe në shkrimet e tij
Akademia Suedeze ka mbrojtur vendimin e saj për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi shkrimtarit austriak, Peter Handke, duke shtuar se ai bëri deklarata proaktive, por nuk e mbështeti gjakderdhjen
Mirënjohja për Handken ka ngjallur shumë kritika, duke përfshirë të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave të masakrës së Srebrenicës në 1995. Ata po i bëjnë thirrje Akademisë Suedeze të tërheqë vendimin për çmimin.
Handke foli në funeralin ish-presidentit jugosllav Slobodan Milosheviq më 2006. Millosheviq vdiq në njësinë e paraburgimit të gjykatës së Hagës, derisa po zhvillohej gjyqi kundër tij, me akuzat për krime lufte në Ballkan në vitet 1990.
Handke gjithashtu mbështeti liderët serbë të Bosnjës, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mladiq, të cilët janë të dënuar për gjenocid në Srebrenicë.
Në një tekst në gazetën suedeze “Dagens Nyheter”, Mats Malm, kreu i Akademisë Suedeze, pranoi që Handke ka bërë “komente provokuese, të papërshtatshme dhe të paqarta për çështje politike”, shkruan gazetaexpress, përcjell albinfo.ch.
Sidoqoftë, ai theksoi se ai nuk e glorifikoi gjakderdhjen dhe e dënoi qartë masakrën e Srebrenicës.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”












