Futboll
Ajeti, ylli i ri i Zvicrës
Dy ndeshje, dy gola. Albian Ajeti është lojtari i javës dhe po përjeton një fillim të ëndrrave. Por, a do të jetë ai ylli i ri i Nati-t
Dy ndeshjet e para nuk kanë mundur të shkojnë më mirë për Albian Ajetin. Ndaj Sionit, shënoi një gol dhe bëri dy asistime, derisa ndaj PSV Eindhoven, shënoi për barazimin e përkohshëm 1:1, shkruan “bluewin.ch”.
Të dy golat e tij pothuajse ishin identike. Njërën me të majtën dhe tjetrën me të djathtën. 22-vjeçar ka numra të jashtëzakonshëm dhe nëse vazhdon kështu, e ka të ardhmen e sigurt, përcjell albinfo.ch.
Goli i tij ndaj Sionit, ishte i 45-ti në karrierën e tij në Superligën zvicerane. Ai gjithashtu ka 21 asistime. Me 7 124 minuta, ai shënon çdo 108 minuta. Një top lojtar.
Për krahasim, Breel Embolo, ka shënuar vetëm 21 gola dhe 14 asistime gjatë 4’201 në Superligën zvicerane apo ka shënuar çdo 120 minuta. Edhe Josip Drmiq është mbapa Ajetit. Ai ka 18 gola and tetë asistime në 3’686 minuta apo çdo 142 minuta ka shënuar gol në Superligë, përcjell tutje albinfo.ch.
Nëse nuk ka lëndime dhe me pak fat, Ajeti mund të bëhet si Kubilay Türkyilmaz dhe Stéphane Chapuisat.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













