Maqedonia
Agim Ismailoviq, i akuzuar: Nuk do të ik si Gruevski dhe Mijallkovi
Agim Ismailoviq, një nga të akuzuarit në rastin “Monstra”, i cili u dënua me burg të përjetshëm, për paraburgimin e propozuar nga prokuroria komentoi se ai nuk ka ndërmend të ikë siç bëri Gruevski ose Mijallkov.
“Unë them se nuk kam asgjë me këtë krim. Ju gjithashtu vendosët për propozimin e paraburgimit, më lejoni t’ju them se unë kam qenë i lirë për tre vjet, dhe deri në ditën e fundit kur u lirova, dhe kur u dha propozimi për paraburgim nga prokuroria, ju premtova se çfarëdo vendimi që sjell gjykata, unë nuk do të ik dhe do t’i përgjigjem çdo thirrjeje dhe të jem në dispozicion të ligjit. Unë nuk do të ik si Gruevski, Mijallkov dhe të tjerët”, tha Ismailoviq.
Fejzi Aziri, Halil Demiri dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq u dënuan sot me burgim të përjetshëm për terrorizëm për rastin “Monstra”, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich Shtatë futbollistë me prejardhje shqiptare janë pjesë e ekipeve të moshave dhe të Bayern II... -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar
Jeta në Austri
-
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës Pas studimeve të suksesshme në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ajo vijoi specializimin në programin... -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak













