Literaturë
Ag Apolloni nominohet për Çmimin Evropian për letërsi
Shkrimtari shqiptar, pranë një çmimi të madh
Sot, në orën 15:00, në Bolonjë janë bërë publike nominimet për Çmimin e Bashkimit Evropian për Letërsi, për vitin 2023, përcjell albinfo.ch.
Në komunikatën që “European Union Prize for Literature” ka bërë, ku ka publikuar listën e të nominuarëve, shkrimtari nga Kosova Ag Apolloni është nominuar me romanin e tij më të ri “Kësulëkuqja, përrallë për të rritur”.
Të nominuarit e tjerë janë nga Armendia, Kroacia, Çekia, Franca, Finlanda, Polonia, Suedia etj.
Në komunikatë, ndër të tjera, thuhet:
Çmimi i Bashkimit Evropian për Letërsinë (EUPL) njeh shkrimtarët e rinj të letërsisë nga Bashkimi Evropian dhe më gjerë. Duke angazhuar 41 vendet pjesëmarrëse në programin e Evropës Krijuese të Bashkimit Evropian, Çmimi feston 41 talente të reja të shquara letrare përgjatë një cikli prej tre vjetësh.
Duke vënë në pah krijimtarinë dhe pasurinë e madhe dhe të larmishme të letërsisë bashkëkohore evropiane në fushën e letërsisë artistike, EUPL synon të promovojë qarkullimin e letërsisë brenda Evropës dhe të inkurajojë një interes më të madh për veprat letrare jokombëtare.
Pas një edicioni të suksesshëm të vitit 2022, i cili solli ndryshime në organizimin e përgjithshëm të Çmimit, ne jemi krenarë të zbulojmë sot listën e 13 të nominuarve për edicionin EUPL 2023, një për çdo vend pjesëmarrës. Autorët dhe romanet e tyre u nominuan nga subjekte kombëtare, të njohura për skenën letrare në vendet e tyre dhe të mësuara për të promovuar letërsinë e tyre jashtë vendit.
Fituesi i Çmimit EUPL 2023 dhe pesë përmendjet speciale do të zbulohen më 28 prill, gjatë ceremonisë së shpalljes në Panairin e Librit në Leipzig në Gjermani.
Të gjithë autorët e nominuar do të promovohen vazhdimisht në një skenë evropiane, duke synuar të arrijnë një audiencë më të gjerë dhe ndërkombëtare, si dhe të lidhen me lexuesit përtej kufijve të tyre kombëtarë dhe gjuhësorë.
EUPL organizohet nga një konsorcium shoqatash që përbëhet nga Federata e Botuesve Evropianë (FEP) dhe Federata Evropiane dhe Ndërkombëtare e Librashitësve (EIBF), me mbështetjen e Programit të Evropës Krijuese të Bashkimit Evropian.
Të tjera nga Literaturë
E-Diaspora
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë













