Lajme
Afro 30 mijë njerëz ikën nga Ukraina
Polonia “strehë” e tyre pas sulmit nga Rusia
Thuhet se shteti polak po sheh një rritje të madhe të njerëzve që vijnë nga Ukraina teksa njerëzit ikin nga pushtimi rus, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka thënë Stanisłaë Żaryn, zëdhënës i zyrës së koordinatorit të ministrit të shërbimeve speciale.
Ndërkohë, Żaryn tha se gjatë 24 orëve të fundit, ka pasur “rritje të trafikut në kufi” dhe se “29,000 njerëz kanë kaluar nëpër pikat kufitare nga Ukraina”, shkruan CNN.
Duke folur për transmetuesin polak Radio Plus, Żaryn tha se rreth gjysma e atyre që kalojnë kufirin kanë thënë se po ikin nga lufta.
“Këta janë njerëz që duhet të konsiderohen si refugjatë lufte. Këta njerëz do të pranohen në Poloni në përputhje me të gjitha procedurat”, tha ai.
Polonia po përgatitet për një valë më të madhe refugjatësh, me qeverinë polake që po përgatitet t’i strehojë ata duke ngritur qendra pritjeje pranë kufirit për të ndihmuar në përpunimin e atyre që vijnë nga Ukraina.
E-Diaspora
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora Kemi hyrë në 2 ditët e fundit të regjistrimit të diasporës në kuadër të regjistrimit të...
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
-
Projekti filmik “Adelina”, fitues i trefishtë në Spanjë
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë