Lajme
Afro 200 milionë euro u tërhoqën nga 10-përqindëshi i Trustit
Deri më gjashtë prill të këtij viti qytetarët kanë mundësinë ta tërheqin 10-përqindëshin nga Trusti Pensional i Kosovës, ndërsa deri tani kanë aplikuar mbi 90 për qind e qytetarëve.
Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi, ka thënë se numri i aplikimeve ka shkuar deri në 425 mijë, që kap shifrat e rreth 197 milionë eurove. Ai ka shtuar se nuk pritet që të arrihet shifra e 200 milionë euro deri në ditën e fundit të aplikimit.
“Nuk presim që shuma të kap 200 milionë euro në ditët që kanë mbetur. Jemi brenda pritshmërive, s’kemi pritur që do ta kapim këtë shifër. Jemi në kthim pozitiv, kjo rritje e vlerës ka ndikuar që të kemi tërheqje më të lartë”, ka deklaruar Demi.
Demi ka potencuar se kanë ankesa për çështjen e rimbursimit të kontributeve dhe që presin se ankesat mund të shkojnë edhe te Avokati i Popullit dhe Gjykata Kushtetuese.
“Duke pasur parasysh që kemi pasur mjaft ankesa dhe frymën se si kontribuohet, nuk është e pamundur që të kemi ankesa edhe te Avokati i Popullit për diskriminim. Për pjesën e rimbursimit s’do të flisja për shkak të kohës kur pritet të ndodhë, por edhe elementeve diskriminuese që përmban ky ligj”, ka thënë ai, raporton koha.net, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”












