Shqipëria
Aeroporti i Vlorës krijon 27 mijë vende pune, premton Rama
Jemi drejt përfundimit të negociatave që të kemi aeroportin e Vlorës me tarifat më të ulëta në rajon"
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektet e reja në Jug të Shqipërisë gjatë ditës së sotme. Ai është ndalur fillimisht në qytetin e Vlorës qytetarëve të së cilës u premtoi shumë vende të reja pune që do të sjell ndërtimi i aeroportit. Ai premtoi se aeroporti i Vlorës do të hapë rreth 27 mijë vende të reja pune.
“Nga pikëpamja e parametrave do të jetë jashtëzakonisht cilësor dhe nga pikëpamja e çmimeve do të jetë shumë më i favorshëm për udhëtarët, qofshin vendas, e qofshin vizitorë. Jemi drejt përfundimit të negociatave që të kemi aeroportin e Vlorës me tarifat më të ulëta në rajon. Kjo ka qenë kërkesa jonë”, deklaroi Rama, duke shtuar se kërkesë është dhe për një aeroport mallrash, jo vetëm udhëtarësh.
Ai ka vazhduar turin e llogaridhënies publike në Himarë, ku tha se kthesa në ekonomi dhe në punësim ka nisur. Rama theksoi se do të synohet bashkëpunimi financiar për të ndërtuar struktura për të ndihmuar agroturizmin.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











