Shqipëria
Aeroporti i Tiranës ofron linjë të veçantë për familjet dhe gratë shtatzëna
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka krijuar një linjë të dedikuar për familjet dhe kategori të veçanta udhëtarësh, me qëllim që procedurat para fluturimit të zhvillohen më lehtë dhe në kushte më komode.
Sipas njoftimit të aeroportit, këtë shërbim mund ta përdorin familjet që udhëtojnë me fëmijë, gratë shtatzëna, si dhe pasagjerët që kanë me vete karroca fëmijësh.
Linja e posaçme synon të reduktojë vështirësitë gjatë kalimit në procedurat aeroportuale dhe t’u ofrojë këtyre udhëtarëve një proces më të qetë përpara nisjes.
Aeroporti i Tiranës bën të ditur se kjo masë është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e shërbimeve dhe krijimin e një eksperience më të përshtatshme për nevojat e ndryshme të pasagjerëve.
E-Diaspora
-
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve Takimi vjen një ditë pas Marshit për Drejtësi, dhe mbrëmjes kushtuar Ukshin Hotit që mbahen më... -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar












