Lajme
Aeroporti i Shkupit nuk lejon hyrjen, nëse nuk keni test për vendet që kërkojnë!
Automjeti për testim është i pranishëm në aeroportin e Shkupit çdo ditë kur janë të planifikuara fluturimet për në vendet që kërkojnë test të shpejtë të antigjenit, katër orë para kohës së ngritjes, për secilin nga destinacionet.
Në mëngjesin e sotëm, mërgimtari Ilber Asani nga Tetova, i cili jeton dhe vepron në ST Gallen të Zvicrës, u ndalua nga zyrtarët e sigurimit në hyrje të Aeroportit të Shkupit, shkruan albinfo.ch.
I irrituar nga sjellja e tyre, Asani tregon se atij, së bashku me familje, nuk iu lejua të hyjë në aeroportin e Shkupit, për faktin se nuk kishte nje test me vete, ani pse ishte vetëm tranzit për Zvicër, përmes Aeroportit të Memingenit (Gjermani), duke e detyruar atë ta bëjë testin së bashku me familje, shkruan tutje albinfo.ch.
Ditë më parë, aeroporti i Shkupit ka bërë një njoftim se një automjet i ambulancës është vendosur përpara ndërtesës së terminalit të aeroportit, afër hyrjes së vetme të hapur të pasagjerëve “Departures C”, ku udhëtarët mund të kryejnë testin e shpejtë antigjen dhe të marrin rezultat për 15 deri 20 minuta.
Ky vendim ka ngjallur reagime të shumta nga pasagjerët, se e gjitha kjo është një maltretim për udhëtarët dhe nuk është e nevojshme nënshtrimi i një testimit në këtë pikë. Sipas pasagjerëve, e gjitha kjo është thjesht një biznes përfitimi.
Ngjashëm ndodhi edhe me mërgimtarin Ilber Asani, ku u detyrua të kryejë testin së bashku me familjen e tij, test ky me çmim, 1500 denar për një person.
Ani pse Asani kishte pyetur autoritetet në Gjermani, lidhur me udhëtimin dhe se përgjigja tyre ishte: ”Nuk është nevoja e nënshtrimit të një testimi të tillë për udhëtarët tranzitë”, shkruan tutje albinfo.ch.
Nga ana tjetër, autoritetet maqedonase thonë se automjeti mjekësor për testim i Laboratorit për gjenetikë dhe mjekësi të personalizuar do të jetë i pranishëm në aeroportin e Shkupit çdo ditë kur janë të planfikuara fluturimet për në vendet që kërkojnë test të shpejtë të antigjenit, katër orë para kohës së ngritjes, për secilin nga destinacionet.
“Qëllimi është të sigurohet një mundësi për pasagjerët që udhëtojnë në destinacione si Holandë, Gjermani dhe në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që ata të kenë kohë të mjaftueshme për të kryer një test të shpejtë antigjeni para se të hyjnë në ndërtesën e aeroportit dhe të fillojnë procedurat e aeroportit, nëse testin nuk e kanë bërë para arritjes së tyre në aeroport.”, theksojnë autoritetet maqedonase. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










