Kosova
Aeroporti i Prishtinës i gatshëm për ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë
Numri më i madh i kompanive që kanë futur në listën e fluturimeve edhe ANP “Adem Jashari” është për linjat drejt Gjermanisë dhe Zvicrës, vende ku janë më së shumti të përqendruar diaspora jonë
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është gati të përballojë fluksin e lartë të ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë.
Përpos infrastrukturës së nevojshme, ANP “Adem Jashari” ka shtuar stafin mbështetës nga Instituti Limak me qëllim që të gjithë resorët të jenë mjaftueshëm të gatshëm për të kaluar si viteve të tjera edhe kjo periudhë e verës, shkruan “Ekonomiaonline.com”.
Pos këtij angazhimi ANP “Adem Jashari” ka ndërmarrë edhe incentiva me qëllim të shtimit të numrit të fluturimeve, linjave dhe linjave të reja të fluturimeve, përcjell albinfo.ch.
Numri më i madh i kompanive që kanë futur në listën e fluturimeve edhe ANP “Adem Jashari” është për linjat drejt Gjermanisë dhe Zvicrës, vende ku janë më së shumti të përqendruar diaspora jonë.
Vitin e kaluar Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari” ka arritur shifra rekorde të udhëtarëve, njëjtë pritet të ndodh edhe këtë vit.
Deri në fund të vitit, numri i udhëtarëve që do të lëvizin përmes ANP “Adem Jashari” do të arrij deri në 2.2 milionë.
ANP “Adem Jashari” është i gatshëm të bëjë edhe investime shtesë nëse një gjë e tillë kërkohet me qëllimin që udhëtarët të ndjehen sa më rehat gjatë qëndrimit në aeroportin tonë.
https://vimeo.com/274452261
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












