Lajme

Aeroporti i Cyrihut, aeroporti më i mirë i Evropës për të 21-tën herë radhazi në World Travel Awards

Për 21 vjet radhazi, aeroporti i Cyrihut fitoi çmimin “World Travel”

Aeroporti i Cyrihut edhe një herë u votua më i miri në Evropë.

Bëhet e ditur se Aeroporti i Cyrihut është shpallur aeroporti më i mirë i Evropës për të 21-tën herë radhazi në World Travel Awards, transmeton albinfo.ch.

Një juri ndërkombëtare e përbërë nga ekspertë nga sektorët e turizmit dhe hotelerisë e ka dhënë këtë çmim për 27 vjet për ofruesit e shërbimeve të jashtëzakonshme në fusha të ndryshme të sektorit të udhëtimit dhe turizmit.