Kosova
Abdixhiku dhe Haradinaj pranojnë ftesën për takim nga kryeministri Kurti
Para pak orësh, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pranuar ftesën për takim të kryeministrit Alibin Kurti gjatë javës së ardhshme.
Kreu i LDK-së tha shkurt se do të marrë pjesë në takimin me shefin e ekzekutivit.
Dje, Kurti iu dërgoi ftesë tre liderëve opozitarë, siç thuhej, për bashkërendim të spektrit politik për çështje me interes të Kosovës.
Krahas Abdixhikut, ftesën e ka konfirmuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Takimet planifikohen të mbahen gjatë fillimit të javës së ardhshme, sipas orareve të përshtatshme për të gjitha palët, dhe do të jenë në shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës.
Kurti ka deklaruar vazhdimisht se për çështjet me interes nacional, përfshirë dialogun, do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim të mirëfilltë me partitë dhe liderët opozitarë, thuhet në një komunikatë për media.
Nga ana tjetër, vetëm Partia Demokratike e Kosovës ende nuk i ka dhënë ndonjë përgjigje të parit të vendit, përderisa ky i fundit ftesën e tij për partitë opozitare e ka bërë publike edhe në faqen zyrtare të kryeministrit.
E ndryshe, kjo parti ka ftuar një konferencë për media të premten, në orën 15:00, ku ka mundësi që të jepet përgjigjja për këtë ftesë.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












