Tematike
Aargau: Të huajt me ndihma sociale mund të humbin lejen e qëndrimit
Personat që nuk kanë pasaportë zvicerane mund të humbasin lejen e qëndrimit në rast se tejkalojnë shumat e caktuara të përfitimit të ndihmave sociale
Në kantonin e Aargaut, gjithsej 555 persona ose 353 familje kanë marrë ndihmë sociale për më shumë se dhjetë vjet. Kjo korrespondon me rreth 4 për qind të të gjitha familjeve që marrin ndihmë sociale, shkruan “Aargauer Zeitung”.
Kostoja e vlerësuar e ndihmave sociale është rreth 3.7 milionë franga. Këto shifra dalin nga përgjigjja, që qeveria e kantonit i ka dhënë të premten një pyetjeje nga radhët e SVP. Shpenzimi mesatar neto për përfitues është 6.641 CHF.
45 për qind e përfituesve afatgjatë janë zviceranë, transmeton albinfo.ch. Ata pasohen nga 12 për qind të përfituesve që janë me shtetësi të Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi (gazeta i ka futur këto tre vendee në një kategori të përbashkët, v.j.).
Më tutje, 10 për qind njanë me prejardhje ga Turqia dhe 6 për qind nga Italia. Pjesëmarrja e njerëzve nga kombet e tjera është 3 ose 2 për qind.
Në kantonin e Aargaut, ndihmat sociale në vitin 2018 kishin rënie për herë të parë në dhjetë vjetët e fundit. Shkalla qe ulur për 0,1 pikë përqindjeje, në 2.2 për qind në krahasim me një vit më parë, përcjell albinfo.ch. Gjithsej 14 719 persona kanë marrë ndihma sociale.
Personat që nuk kanë pasaportë zvicerane mund të humbasin lejen e qëndrimit ose vendbanimit në rast se tejkalojnë shumat e caktuara të përfitimit të ndihmave sociale.
Vlerat orientuese të Zyrës për Migrim dhe Integrim (Mika) që shkaktojnë humbjen e lejes së qëndrimit të të huajve janë aktualisht 50.000 franga për “Vizën B” dhe 80.000 franga për ata me “Vizë C”.
Sipas këshillit qeveritar, humbja e lejeve të qëndrimit në fjalë varet edhe nga faktorë të tjerë. Në veçanti, një masë e tillë duhet të jetë proporcionale, transmeton albinfo.ch. Për shembull, për personat që mund të mbështeten në marrëveshjen e lëvizjes së lirë (nga vendet e BE-së), heqja e lejes nuk është e mundur për aq kohë sa personat në fjalë janë të punësuar.
Nga viti 2021, komunat në Kantonin Aargau duhet të transmetojnë automatikisht në kanton të dhënat për personat e huaj që marrin më shumë ndihma sociale, përcjell albinfo.ch. Parlamenti i kantonit kishte kërkuar këtë gjë përmes një mocioni përkatës të bërë nga Grupi i SVP.
Kjo ka për qëllim të paralajmërojë më shpejt marrësit e huaj të ndihmave sociale. Kushdo që ka një leje qëndrimi B dhe ka marrë 25.000 franga ndihma sociale, në të ardhmen do të vihet patjetër në provë (do t`i jepet vërejtja e fundit), transmeton albinfo.ch. E njëjta gjë vlen për të huajt me “Vizë C”, nëse kanë marrë nga 40.000 franga e më shumë.
E-Diaspora
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë pritet të përmbyllet më 17 maj. Sipas të dhënave...
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
Jeta në Austri
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri? Gjithnjë e më shumë njerëz po lëvizin në Austri nga jashtë, ndërsa të tjerë mund të...
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë
-
Bildungskarenz: Çfarë duhet të dini për marrjen e fondeve shtetërore austriake për arsimim të mëtejshëm?