Lajme
A rrezikon Spanja pezullimin nga zona Shengen pas krizës së emigrantëve në Ceuta?
Kriza e emigracionit në enklavën spanjolle të Ceutës ka nxitur debate brenda Bashkimit Evropian, ku disa shtete anëtare kanë kërkuar masa më të ashpra ndaj Spanjës, përfshirë edhe mundësinë e pezullimit të përkohshëm nga zona Shengen.
Rreth 60 mijë emigrantë kanë hyrë në mënyrë të parregullt në Ceuta, duke shënuar një nga flukset më të mëdha të regjistruara brenda një dite në kufijtë e BE-së. Edhe pse enklava ndodhet në Afrikë, ajo konsiderohet pikë hyrëse drejt territorit evropian dhe ka shkaktuar shqetësime te disa qeveri evropiane.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ishte ndër të parat që kërkoi masa të jashtëzakonshme për mbrojtjen e kufijve, ndërsa Italia vendosi rikthimin e përkohshëm të kontrolleve kufitare ajrore dhe detare me Spanjën.
Kërkesa për masa më të forta u mbështet edhe nga ministrja e Brendshme e Finlandës, Mari Rantanen, si dhe nga kryeministrja daneze Mette Frederiksen, ndërsa disa figura të qendrës së djathtë në Evropë u shprehën në favor të një reagimi të përbashkët.
A mund të largohet Spanja nga Shengen?
Sipas rregullave të Kodit Kufitar të Shengenit, përjashtimi i një shteti nga zona e lëvizjes së lirë është një masë ekstreme dhe mund të përdoret vetëm në raste të jashtëzakonshme, kur evidentohen probleme serioze dhe të vazhdueshme me kontrollin e kufijve të jashtëm.
Një procedurë e tillë do të kërkonte një propozim nga Komisioni Evropian dhe miratim nga vendet e tjera anëtare të BE-së. Deri tani, nuk ka sinjale se ky proces mund të nisë ndaj Spanjës.
Zyrtarë të BE-së kanë bërë të ditur se situata në Ceuta dhe Melilla trajtohet në mënyrë të veçantë në kuadër të rregullave Shengen, pasi këto dy enklava spanjolle konsiderohen pika të jashtme kufitare të zonës së lëvizjes së lirë.
Ndërkohë, shtetet anëtare kanë të drejtë të rikthejnë përkohësisht kontrollet në kufijtë e tyre me Spanjën, nëse e shohin të nevojshme. Italia tashmë ka ndërmarrë një hap të tillë për një periudhë të kufizuar, ndërsa Franca ka pasur kontrolle kufitare për arsye të tjera të sigurisë.
Pavarësisht presionit politik nga disa vende evropiane, përjashtimi i Spanjës nga Shengen mbetet një skenar shumë i largët dhe kërkon plotësimin e kushteve të rrepta ligjore.
E-Diaspora
-
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin Presidenti i Shqipërisë mori pjesë në manifestimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare - Vuthaj... -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor













