Lajme
A mund të vijnë në rrugët zvicerane të ashtuquajturit kamionë përbindësh?
Disa grupe transporti kanë frikë se mund të jetë kështu dhe tashmë janë duke u përgatitur për një luftë.
Kamionët – të quajtur në gjermanisht “Gigaliners” peshojnë 60 tonë dhe janë mbi 25 metra të gjatë. Për krahasim, kamionët standardë janë 40 tonë dhe 19 metra.
Automjetet shumë të mëdha tashmë po përdoren në disa rrugë në Gjermani, Finlandë dhe Suedi, transmeton albinfo.ch.
Por Parlamenti Evropian ka votuar në favor të lejimit të tyre për të kaluar kufijtë. Disa kanë frikë se Zvicrës do t’i bëhet presion për t’i lejuar edhe ata.
Por do të nevojiten ndryshime të mëdha në infrastrukturë. Objektet doganore do të duhet të zgjerohen – si dhe stacionet e pushimit, tunelet dhe urat. Zyra Federale e Rrugëve dyshon se kostot do të jenë qindra milionë franga.
Edhe lobi i mallrave në Zvicër ka dyshimet e veta. Shoqata Zvicerane e Automjeteve Tregtare thotë se ato janë shumë të mëdha për këtë vend.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












