Lajme
A mund të sëmureni nga klima? Ja çfarë thotë shkenca
Ekspertët thonë se ajri i ftohtë nuk shkakton drejtpërdrejt ftohje, por klimatizimi mund të irritojë rrugët e frymëmarrjes
Me temperaturat e larta të verës, shumë njerëz e lidhin dhimbjen e fytit, kollën apo lodhjen me qëndrimin në ambiente me klimë. Por sipas ekspertëve, klimatizimi nuk shkakton drejtpërdrejt ftohje, grip apo pneumoni. Për një infeksion nevojiten patogjenë, si viruse, baktere apo kërpudha.
Megjithatë, qëndrimi për shumë kohë në ambiente të klimatizuara mund të shkaktojë shqetësime si tharje të syve, irritim të fytit, kollë të lehtë apo dhimbje koke. Kjo ndodh sepse ajri i ftohtë dhe i thatë mund të thajë mukozën e hundës, fytit dhe syve, duke dobësuar përkohësisht mbrojtjen natyrore të rrugëve të frymëmarrjes, transmeton albinfo.ch.
Rreziku më i madh lidhet me pajisjet e mirëmbajtura keq. Filtrat e ndotur ose lagështia në sistemet e ventilimit mund të krijojnë kushte për zhvillimin e baktereve dhe mykut. Në raste të caktuara, kjo mund të çojë edhe në infeksione më serioze, si sëmundja e legjionarëve.
Ekspertët nuk rekomandojnë shmangien totale të kondicionerëve, pasi edhe temperaturat shumë të larta në ambiente të brendshme mund të jenë të rrezikshme, sidomos për të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.
Zgjidhja më e mirë është përdorimi i kujdesshëm: mirëmbajtja e rregullt e pajisjeve, pastrimi i filtrave, ajrosja e ambienteve dhe shmangia e drejtimit të ajrit të ftohtë direkt në trup.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












