Bota
A ka sfond terrorist aksidenti me kamion në Limburg?
Në fillim dukej si aksident rrugor. Tani spekulimet për një akt terrorist po shtohen. A e ka shkaktuar shoferi i kamionit me origjinë nga Siria me dashje përplasjen kur e drejtoi kamionin kundër makinave të tjera?
Pas incidentit me një kamion në Limburg në Hessen, ka ende paqartësi në lidhje me motivin e shoferit. Burri i arrestuar të hënën në mbrëmje është një sirian, i cili qëndron në Gjermani që nga viti 2015 dhe të cilit i kanë dhënë një status ndihmës, d.m.th të kufizuar mbrojtjeje në vitin 2016. Këtë e bën të ditur Agjencia Gjermane e Shtypit (DPA), duke iu referuar qarqeve të sigurisë.
Burri hipi të hënën pasdite në Limburg në një kamion të vjedhur dhe goditi me të tetë vetura në qendër të qytetit. Sipas policisë, nëntë vetë u plagosën lehtë, përfshirë shoferin e kamionit, përcjell albinfo.ch.
Rasti ende nuk ka kaluar te Prokuroria Federale
Është ende shumë herët për të raportuar për gjendjen, tha Aleksandër Badle nga Prokuroria e Përgjithshme Frankfurt mbi Main në mëngjes. Prokuroria po bën hetime për këtë çështje – në të gjitha drejtimet. Informacione të tjera do të njoftohen gjatë ditës.
Disa media raportojnë duke iu referuar autoriteteve të sigurisë se akti është klasifikuar si akt terrorist. Konfirmim për këtë nuk ka. Ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer, e pyetën në kuadër të takimit të ministrave të brendshëm të BE-së në Luksemburg për çështjen, dhe ai tha: “Po bëhen hetime dhe nuk mund t’ju them për momentin se si do të kategorizohet ky akt”.
Prokuroria Federale që do të ishte kompetente në këtë rast deklaroi se aktualisht ajo nuk e sheh incidentin e kamionit në kompetencën e saj. Por një zëdhënës i autoriteteve të Karlsruhe tha më tej se ky rast po ndiqet me vëmendje për ngjarjet dhe Prokuroria është në kontakt të ngushtë me institucionet e ndjekjes penale në Hessen.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












