Lajme
A janë bankat alternative opsion pas marrjes së Credit Suisee?
Marrja e Credit Suisse nga UBS ka tronditur qendrën financiare zvicerane ku ka shkaktuar zemërim të aksionarët e ka rritur shqetësimet te klientët.
Disa prej tyre, siç raporton RTS kanë ndërmjet të nisin veprime ligjore kundër bashkimit, por të tjerët po shohin edhe alternative të ndryshme prej bankave tradicionale.
Falë zhvillimit të teknologjive, shërbimet financiare nuk kanë qenë kurrë kaq të përhapura. Ndër opsionet më të njohura janë bankat alternative. Banka Alternative Zvicerane ekziston për më shumë se 30 vjet. Modeli i tij bazohet në investime të synuara dhe të qëndrueshme, ekologjike ose sociale, përcjellë albinfo.ch.
Banka po sheh interes në rritje për shërbimet e saj dhe metodën e saj të investimit. “Jam mjaft krenar të them se kemi pasur rezultate të shkëlqyera vitin e kaluar. Ne mundëm të vendosnim 6 milionë franga në rezervat tona, që është një shumë e madhe për madhësinë e bankës sonë. Ne bëmë gati një milion fitime, të rishpërndara pjesërisht në 9000 aksionerët tanë”, shpjegon Nicole Bardet, anëtare e menaxhmentit të Bankës Alternative Zvicerane, për RTS.
Në rritje janë edhe “Neo-bankat”, më e rëndësishmja, “Revolut” angleze, përdoret ndërkombëtarisht. Por ka edhe lojtarë zviceranë, të cilët po rriten. Ky është veçanërisht rasti i bankës “Yuh”. Në pronësi të Postfinance dhe Swissquote, ajo numëron 130,000 klientë deri më sot.
E veçanta e këtyre bankave të reja qëndron në teknologjinë e tyre. Nuk ka më sportele, nuk ka më degë, gjithçka ndodh përmes telefonit ose përmes një kompjuteri në internet, një model që lejon ekonomitë e shkallës.
Në Yuh, rreth 50 njerëz menaxhojnë pothuajse një miliard franga. Ky model i lejon atij të ofrojë çmime të ulëta. “Hapja dhe mirëmbajtja e llogarisë Yuh është falas, nuk ka tarifa mujore, ju merrni një kartë debiti MasterCard falas”, shpjegon Sonia Milici, drejtoreshë e marketingut dhe shitjeve Yuh, shkruan RTS.
Banka ende synon të gjenerojë të ardhura. “Paratë bëhen përmes tre burimeve kryesore: tarifat e kartave, forex dhe investimi. Forex janë tarifat e transaksionit dhe tarifat e shkëmbimit nga një monedhë në tjetrën, si dhe tarifat për investime. Këto tarifa janë transparente, ju paguani një përqindje të caktuar kur blini aksione apo kriptovalutat në aplikacion”, vijon drejtoresha e marketingut.
Më të guximshmit dhe më të ndërlidhurit po i drejtohen kriptomonedhave, një fushë që është ende e rregulluar dobët në nivel global, përcjellë albinfo.ch.
Teknikisht, kompania nuk është një bankë. Nuk lejon të bëhen pagesa. Por teknologjia po rritet dhe merr pjesë në zhvillimin e “alternativave” ndaj investimeve dhe investimeve financiare.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












