Lajme
A i jepet automatikisht shtetësia një të porsalinduri në Zvicër
Çfarë thotë ligji për shtetësinë në Zvicër për fëmijët e posalindur
Pa dyshim se përgigjja parimisht është Jo! Por, ka disa mënyra dhe sqarime.
Fakti i lindjes në Zvicër, megjithatë, nuk i jep automatikisht shtetësinë një të porsalinduri, përcjell albinfo.ch.
Rregullat për marrjen e pasaportës zvicerane janë të rrepta për të rriturit, por çfarë thotë ligji për të miturit që bëhen shtetas?
Zakonisht, kur familje të tëra aplikojnë për shtetësi, fëmijët e mitur (d.m.th. ata nën moshën 18 vjeç) natyralizohen së bashku me prindërit e tyre.
Vetëm nëse njëri ose të dy prindërit janë zviceranë (pavarësisht se si e kanë fituar shtetësinë), fëmija do të jetë gjithashtu zviceran. Por nëse të dy janë të huaj, fëmija do të ‘trashëgojë’ nënshtetësinë e tyre, derisa dhe nëse prindërit natyralizohen në Zvicër.
A mund të natyralizohet një fëmijë në mënyrë të pavarur nga prindërit?
Të miturit mund të aplikojnë për shtetësi vetëm nëpërmjet një përfaqësuesi ligjor – që më së shpeshti nënkupton prindërit e tij/saj,
Megjithatë, nëse prindërit nuk dëshirojnë ose nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë, një kujdestar i caktuar mund të ndërhyjë dhe të marrë përsipër këtë detyrë.
Megjithatë, ekzistojnë dy dispozita në ligjin zviceran sipas të cilave fëmijët mund të marrin nënshtetësinë pa prindërit e tyre.
Njëri ka të bëjë me të ashtuquajturit “foundlings” – domethënë një fëmijë të braktisur “me prejardhje të panjohur që gjendet në Zvicër”.
Në raste të tilla të rralla, fëmija “merr nënshtetësinë e kantonit në të cilin ai ose ajo është braktisur… kantoni vendos se ku fëmija ka shtetësinë komunale”.
Në këtë rast, ‘shtetësia’ kantonale dhe komunale i referohet sistemit unik zviceran sipas të cilit pasaportat dhe kartat e identitetit nuk tregojnë se ku ka lindur një person – siç bëjnë pasaportat e vendeve të tjera – por më tepër rendisin komunën nga kanë ardhur paraardhësit e tyre.
Skenari i dytë, sipas të cilit një i mitur mund të natyralizohet është një fëmijë pa shtetësi – dikush, kombësia e të cilit nuk mund të përcaktohet.
Në raste të tilla, një fëmijë i përfaqësuesit të tij ligjor mund të kërkojë nënshtetësinë zvicerane, me kusht që të provojë të paktën pesë vjet qëndrim në Zvicër, duke përfshirë një vit menjëherë përpara aplikimit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












