Lajme
A është Zvicra një komb i krishterë?
Përpos Krishtërimit, Islami është feja më e madhe jo-zyrtare me 5.2% të popullatës
Edhe pse krishtërimi është dominues si fe në Zvicër, atje është diversitet i madh besimesh, në shtetin Alpin, i cili është shtëpi i një shumëllojshmerie e feve dhe sekteve të ndryshme, shkruan Swissinfo.ch.
Dy të tretat e popullatës zvicerane janë katolik romak ose protestant. Shumica e kantoneve zvicerane i njohin këto besime si fe zyrtare. Kjo nënkupton se secili që regjistrohet si pasues i këtyre feve është i detyruar të paguajë taksën e kishës.
Shuma ndryshon nga vendi në vend. Për shembull, në kantonin Zug, taksa e kishës eshtë 15% nëse jeni besimtar i besimit kalotik romak, ndërsa 10% është taksa për pagesë nëse jeni i besimit protestant. Në disa vende edhe bizneset janë të obliguara të paguajnë, përcjell Albinfo.ch.
Duke iu referuar shkrimit të gazetës zvicerane NZZ, vetëm dy institucione kishtare kishin grumbulluar rreth 440 milionë franga nga taksat individuale dhe pagesat e kompanive dhe koorporatave të mëdha në Zvicër.
Përpos Krishtërimit, Islami është feja më e madhe jo-zyrtare me 5.2% të popullatës, pasuar nga Hinduizmi, Budizmi dhe Judaizmi (të gjitha pak së 1%), përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë














