Milot Rashica po shkëlqen dhe të shtunën ka realizuar një super gol në duelin ndaj Bayern Munich, derisa ka ekzaltuar tifozët e skuadrës së Werder Bremen.
Madje, faqja zytare e klubit gjerman në gjuhën angleze ka pyetur në faqen zyrtare të saj nëse Milot Rashica është lojtari më i miri në botë.
“A është Milot Rashica lojtari më i mirë në botë”, thuhet në faqen zyrtare të Bremenit në Twitter, përcjell albinfo.ch.
Futbollisti nga Kosova kaloi skuadrën e tij në epërsi në minutën e 24-të, derisa më pas Bayern fitoi 6:1.
Është ky goli i nëntë në këtë edicion për futbollistin shqiptar te skuadra gjermane.
Milot Rashica pic.twitter.com/5X3V6snlu5
— FT17 (@brs2017) December 14, 2019
Is @milotrashica the best player in the world? ?#werder #FCBSVW pic.twitter.com/ArsxKGeQrj
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) December 14, 2019