Tematike
A e prek ndalimi i mundshëm i burka-s edhe maskën kundër koronavirusit?
Gazeta "20 minuten" ka bërë këtë pyetje: çfarë do të thotë ndalesa e burka-s për maskat higjienike të cilat aktualisht po përdoren për mbrojtje nga koronavirusi?
Më 7 mars, zviceranët do të votojnë për iniciativën popullore “Po për ndalimin e mbulesës (burka-s)”. Kjo iniciativë kërkon që në gjithë Zvicrën të ndalohet mbulimi i fytyrës në vende me qasje publike.
Kështu, sipas saj, në rrugë, në zyrat qeveritare, në transportin publik, në stadiume futbolli, restorante, dyqane apo kudo në ambiente publike, jashtë, fytyra duhet të mbetet gjithmonë e zbuluar.
Në lidhje me këtë, gazeta “20 minuten” ka bërë një pyetje: çfarë do të thotë kjo ndalesë për maskat higjienike të cilat aktualisht po përdoren për mbrojtje nga koronavirusi?
Përjashtimet nga ndalimi i mbulesës do të ishin të mundshme në vendet e kultit (objekte fetare) pastaj për arsye të sigurisë, shëndetit, kushteve klimatike dhe zakoneve lokale, është përgjigja. Ndërkaq do të jenë rregulloret konkrete ato që duhet të saktësojnë veprimet në fjalë, në nivelin ligjor, transmeton albinfo.ch.
Vënia e maskës higjenike nuk bie në ndalimin e mbulesës që kërkon iniciativa. Të kujtojmë: Përveç mbulesës fetare islame për gratë (burka), me iniciativë parashihet ndalimi edhe i mbulesës së fytyrës të tifozëve të dhunshëm në stadiume.
Po nëse iniciativa nuk votohet?
Në një rast të tillë do të hynte në fuqi kundër-propozimi indirekt i Këshillit Federal, përcjell albinfo.ch. Ai përcakton që fytyra nuk mund të mbulohet kur bëhet fjalë për kontaktin me autoritetet dhe se askush nuk mund të detyrohet të mbulojë fytyrën.
Pjesë të partive PS dhe CVP si dhe parti të ndryshme kantonale dhe të reja e mirëpresin këtë propozim. Ndërsa tërësisht në mbështetje të iniciativës është partia SVP.
Iniciator i saj është deputeti i njohur i krahut të djathtë të kësaj partie të djathtë, Walter Wobmann, transmeton albinfo.ch. Ai, në krye të “Komitetit të Egerkingenit”, kishte qenë po ashtu autor i iniciativës për ndalimin e minareve, në vitin 2010.
Kjo iniciativë pati fituar votat e zviceranëve, në referendumin e mbajtur atë vit.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












