E keni dëgjuar çdo fundvit dhe do të vazhdoni ta dëgjoni sërish, sepse kjo këngë u ka mbijetuar viteve dhe vazhdon të jetë top këngë në prag të Krishtlindjeve, shkruan albinfo.ch.
Kohët e fundvitit, pranë festave, kënga e Wham ‘Krishtlindja e fundit’ është në shijet e secilit. Por, a e dini se videoja e kësaj kënge është xhiruar në Zvicër.
Duhet theksuar se kjo këngë e fundivitit është më e dëgjuara e të gjitha kohëve.
Për të festuar përvjetorin e 38-të, është publikuar këto ditë dhe një ripërpunim i versionit origjinal në disk gramafoni të bardhë, sigurisht në sasi të limituar.
Vitin e publikimit, në dhjetor të 1984, kënga “Last Christmas” mban një rekord të çuditshëm: deri më sot është kënga më e shitur dhe shkarkuar.
Gjatë 36 vjeteve jetë, kënga ka ruajtur një popullaritet shumë të lartë duke tërhequr shumë gjenerata e fansa dhe në vitin 2017 u rikthye në vendin e dytë të klasifikimit në billboard-in amerikan. /Albinfo.ch