Lajme
A duhet të vaksinohen të gjithë fëmijët?
Ekziston një pyetje shkencore, se a do t’ua shpëtojë vaksinimi jetën fëmijëve? Kjo pyetje është komplekse, pasi përgjigjja mund të ndryshojë nga vendi në vend
Vaksinimi i fëmijëve është rutinë, duke filluar nga vaksina për meningjit, kollë, fruth etj.
Por, a duhet të vaksinohet fëmijët kundër COVID-19?
Disa vende po kundërshtojnë SHBA-në se ka vaksinuar rreth 600 mijë fëmijë të moshës 12 deri në 15 vjeç. Ndërsa, Mbretëria e Bashkuar ende nuk ka marrë ndonjë vendim në lidhje me këtë çështje, raporton BBC.
Ekziston një pyetje shkencore, se a do t’ua shpëtojë vaksinimi jetën fëmijëve? Kjo pyetje është komplekse, pasi përgjigjja mund të ndryshojë nga vendi në vend.
Një argument për mosvaksinimin e fëmijëve kundër COVID-it është se ata përfitojnë relativisht pak nga ky proces.
“Një nga të mirat e pakta për këtë pandemi është se fëmijët shumë rrallë preken nga ky infeksion”, tha Prof. Adam Finn, i cili bën pjesë në Komitetin e Përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar për Vaksinim dhe Imunizim.
Infeksionet tek fëmijët janë pothuajse gjithmonë të lehta ose asimptomatike, gjë që është në kontrast të fortë me grupmoshat më të vjetra, të cilët edhe kanë përparësi vaksinimi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vendet e pasura duhet të shtyjnë planet e tyre për të imunizuar fëmijët dhe t’i dhurojnë ato në pjesën tjetër të botës.
Prof. Andrew Pollard, i cili drejtoi provat klinike të vaksinës Oxford-AstraZeneca, tha se është moralisht e gabuar që në këtë situatë t’u japësh përparësi fëmijëve.
E-Diaspora
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












