Koronavirusi: çast pas çasti
A duan britanikët të vaksinohen
13% përqind e 2,065 të pyeturve thanë jo, 28% thanë po, ndërsa 14% thanë se nuk ishin të sigurtë
Me gjithë njoftimin për avancim të suksesshëm drejt arritjes së vaksinës së koronavirusit, autoritetet britanike duket se do të kenë probleme të bindin të injektohen me të rreth 30 përqind të popullsisë.
Një studim i ri në vend thotë se rreth një e treta të të anketuarve nuk do të pranojnë menjëherë vaksinën e Covid-19 kur të publikohet.
Studimi i kompanisë ORB International pyeste njerëzit nëse ishin dakord me deklaratën e mëposhtme: “Unë nuk dua të vaksinohem kundër koronavirusit nëse bëhet e gatshme një vaksinë e cilësisë së lartë”.
13% përqind e 2,065 të pyeturve thanë jo, 28% thanë po, ndërsa 14% thanë se nuk ishin të sigurtë, transmeton TCH.
Profesioni i mjekësisë Paul Hunter tha për mediat: “Shifrat që sugjerojnë se njerëzit mund të refuzojnë vaksinën janë shqetësuese, e madje egoiste. Nëse ne kemi një vaksinë efektive injektimi i saj në popullsi do të ndihmonte në rikthimin e jetës normale. Ka shumë keqinformim në internet dhe rreziqet e vaksinës janë ekzagjeruar”, përcjell albinfo.ch.
Sondazhi zbulonte se 16% e grave nuk dëshironin vaksinën, në krahasim me 12% për qind të burrave. Shumica e atyre që refuzonin vaksinnë ishin të moshave të reja 25 deri në 34 vjeç ndërsa nga grupi i mbi 65 vjeçarjëve vetëm 9% e refuzonin atë.
Studimi vjen teksa Britania njoftoi se ka nënshkruar marrveshjen për 90 milionë doza të vaksinës së re të koronavirusit.
Një marrveshje ka gjithashtu për 30 milionë doza të vaksinës së krijuar nga kompanitë BioNTech e Pfizer, e cila është aktualisht në fazën e dytë të testimeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë