Zhvillim
Remitencat e diasporës nuk e zbusin papunësinë
Remitencat në Kosovë po shfrytëzohen për konsum të përgjithshëm të mallrave dhe jo për ndonjë investim kapital që do të ndikonte në zbutjen e papunësisë, rrjedhimisht varfërisë
Papunësia dhe varfëria në Kosovë si dhe problemet në zhvillimin ekonomik, kanë bërë që dërgesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të jenë burim kryesor i të ardhurave në Kosovë.
Edhe pse viteve të fundit ka pasur një rënie të këtyre dërgesave, gjatë këtij viti vërehet një rritje e tyre. Ekspertët e ekonomisë pohojnë se arsye e rritjes së remitencave, është përkeqësimi i situatës ekonomike të familjeve në nevojë.
Shqetësuese sipas tyre, mbetet fakti se remitencat në Kosovë po shfrytëzohen për konsum të përgjithshëm të mallrave dhe jo për ndonjë investim kapital që do të ndikonte në zbutjen e papunësisë, rrjedhimisht varfërisë.
Naim Gashi, ekspert për çështje ekonomike, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nga dërgesat, varfëria nuk luftohet në afat të gjatë, investimet, sipas tij, mund të ndikojnë në përmirësimin e përgjithshëm ekonomik.
“Remitencat të cilat përdoren për konsum janë të ngjashme si skemat sociale. Me skema sociale asnjë vend në botë nuk e ka luftuar varfërinë. Mendimi im është që këto dërgesa që po dërgohen drejtëpërdrejtë tek familjet kosovare, po ndikojnë në luftimin e varfërisë në një afat më të shkurtë, mirëpo perspektiva në afat më të gjatë nuk ekziston”, tha Gashi.
Vlera e gjithsej remitencave të pranuara në vend deri në qershor të vitit 2015, ka arritur në 337.2 milionë euro.
Deri në 600 milionë euro është shuma e dërgesave që për çdo vit arrijnë në Kosovë nga qytetarët që kanë emigruar në vende të ndryshme të botës.
Edhe Ismail Kastrati, ish-kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, vlerëson se remitencat mund të përmirësojnë gjendjen sociale të familjeve, për një periudhë të shkurtër.
Megjithatë, ai pohon se pa dërgesat e diasporës, mirëqenia sociale e qytetarëve do të ishte edhe më e rëndë.
“Gjendjen sociale në periudhë afatgjatë nuk mund ta zbusin, por aktualisht e zbusin shumë. Mbi 20 për qind e konsumit të përgjithshëm në Kosovë sigurohet nga remitencat. Por, në periudhë afatgjate nuk ka ndonjë përfitim, pasi shumëkush mbështetet në këto remitenca dhe nuk ka aktivitet ekonomik brenda”.
“Prandaj, orientimi i dërgesave në investime, në zhvillim do të ishte shumë i logjikshëm pasi do të mundësonte zbutjen në aspektin social për një periudhë të gjatë, konkretisht zvogëlimin e shkallës së papunësisë dhe varfërisë”, ka thënë Kastrati për Radion Evropa e Lirë.
Remitencat, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave, nëse iu ndërrohet orientimi mund të ndikojnë në zhvillimin ekonomik, me hapjen e ndonjë biznesi, thotë Naim Gashi.
“Jam ithtar i asaj që gjithmonë të pretendohet që ngadalë remitencat të zëvendësohen në vend të dërgesave të drejtëpërdrejta për familjet kosovare, në investime në ndërmarrje të vogla dhe të mesme”.
Përmes kësaj mënyre, ata krijojnë vende pune për familjet e tyre që jetojnë në Kosovë dhe njëkohësisht gjenerojnë një shumë të vogël të te ardhurave për investimet e tyre”, pohon Gashi.
Që nga viti 2004 e deri në fund të shtatorit të vitit të kaluar, shuma e dërgesave nga emigrantët, ka arritur mbi gjashtë miliardë euro.
Sipas të dhënave zyrtare, janë mbi 22 për qind e familjeve që pranojnë remitenca nga rreth 300 euro në muaj.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












