Zhvillim
LDK-ja nuk është Ibrahim Rugova, Thaçi nuk është as UÇK-ja, as PDK-ja*
Para 16 vjetësh ishim të gjithë të bashkuar për një çështje. Kishim mendime të ndryshme rreth mënyrës të luftës, paqësore apo të armatosur, por gjithsesi ishim të bashkuar.
Të bashkuar si shqiptarë, që nga Shqipëria deri në Maqedoni, që nga Mali i Zi deri në Preshevë dhe Kosovën në mes.
Atëherë na bashkonte lufta për drejtësi, liri dhe barazi. Luftonim për çështjen e popullit shqiptar. Fatkeqësisht, kjo ndjenjë, ky vullnet për Shqiptarizëm erdhi duke u shuar. Nëse dje fituam luftën, sot jemi duke humbur betejën për drejtësi, liri dhe barazi.
Por, ajo që mua ma thyen zemrën është se kjo humbje e betejës rrezikon angazhimin e diasporës në favor të zhvillimit në vendlindje. Sepse, duhet pasur parasysh se diaspora gjithnjë e më shumë nuk e njeh vetën në vlerat e mbrojtura nga politikanët e sotëm në Kosovë.
Hashim Thaçi, ish-udhëheqës i UÇK-së, ish-luftëtar, po e përdor strategjinë dhe dhunën e ish-armikut të tij. Po e përdor kundër opozitës, siç bënte armiku i tij, Milosheviqi. Po e përdor kundër ish-bashkëluftëtarëve të tij, pra kundër ardhmërisë së popullit shqiptar.
I tmerrshëm ishte komenti në profilin e tij në Facebook disa minuta pas përdorimit të shfrenuar të dhunës kundër popullatës. Thaçi nuk është UÇK.
Thaçi nuk është PDK. Thaçi nuk është më Thaç. PDK-ja nuk është më PDK. Të paktën nuk arrin më të përfaqësojë atë që pretendon.
Emrin e kanë të njëjtin si dje edhe Thaçi, edhe PDK-ja, por vlerat e djeshme nuk i kanë më.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me LDK-në. Edhe kjo e fundit i ka ndërruar vlerat.
LDK-ja nuk është Ibrahim Rugovë. Rugova ishte opozita. Rugova ishte i sulmuar. Rugova ka pasur vlera. Rugova ishte shqiptar dhe ka vepruar tërë jetën për Kosovën, për ardhmërinë e Shqiptarizmit. Dikur, Rugova ishte LDK-ja. Sot, LDK-ja nuk është LDK-ja e Rugovës. LDK-ja nuk është më LDK-ja.
Ajo tani po e përdor strategjinë e Millosheviqit. Po e përdor kundër opozitës, pozitë në të cilën ishte vetë dikur, kur ishte kundër pushtetit serb. Një strategji të dhunës kundër ish-luftëtarëve të Kosovës dhe kundër bashkatdhetarëve të saj. Këtë po e bën bashkë me Thaçin. Nëse Rugova dikur ishte LDK-ja, sot LDK-ja nuk është më Rugova. Ky fakt nënkupton që LDK-ja nuk është më LDK-ja. Edhe pse e mban emrin e njëjtë, ajo i ka ndryshuar thellësisht vlerat e saj.
Motra dhe vëllezër,
ish-partizanë të UÇK-së,
ish-partizanë të PDK-së,
ish-partizanë të LDK-së, ish-partizanë të Ibrahim Rugovës, ndër të cilët isha edhe unë:
Emrat e partive politike nuk i ndërrojnë, por i ndërrojnë vlerat e tyre. Ata që i kemi adhuruar, që i kemi mbështetur dhe për të cilit kemi votuar, ose nuk janë më, ose nuk i përfaqësojnë më vlerat tona.
Përgjegjësinë për situatën aktuale dhe për përdorim të dhunës kundër motrave dhe vëllezërve tanë nuk e kanë vetëm treshja “Thaçi – Mustafa – Veseli”, por e kemi të gjithë ne që ua kemi mundësuar atyre të na qeverisin, që ua kemi dhënë fuqinë për të na sulmuar ne dhe për ta sunduar Kosovën.
Së shpejti do të vijë dita për të votuar sërish. Do të vijë dita për të ndryshuar situatën dhe për të manifestuar në mënyrë paqësore, pa frikë, pa dhunë. Është momenti që të mos gabojmë përsëri kur do të vijë kjo ditë. Të mos i harrojmë njerëzit si Thaçi që bëjnë shaka në Facebook për dhunën e përdorur ndaj motrave dhe vëllezërve tanë.
Çfarë të bëjmë? Kë ta votojmë? Nuk e di! Por e kam të qartë se nuk duhet mbështetur më PDK-në dhe LDK-në. Duhet mbështetur vlerat demokratike, drejtësinë, lirinë dhe barazinë, se vetëm kjo mënyrë e mbron Shqiptarizmin.
* Pikëpamjet e shprehura në këtë kronikë shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













