Shkurt.ch
Pritje të gjata në kufirin Zvicër-Francë
Atentatet e fundit terroriste që ndodhën në Paris kanë bërë që Franca të përforcojë masat e kontrollimit në kufijtë e saj me shtetet tjera. Nga kjo është prekur edhe Zvicra, në kuptimin që janë zgjatur ndjeshëm pritjet në vendkalimet kufitare në mes të saj dhe Francës.
Kështu, siç njofton transmetuesi publik SRF, në mëngjesin e sotëm njerëzit që kanë kaluar kufirin në doganën St. Luis të autostradës që lidh dy shtetet janë detyruar të presin deri në 40 minuta. Këtë e ka konfirmuar për SRF një zëdhënës i rojave kufitare në Bazel. Ai nuk ka pasur informata nëse kontrollimet e shtuara nga ana franceze do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.
Rojat kufitare të Zvicrës kanë përforcuar kontrollimin po ashtu. Por ajo me personelin e mangët që ka, është e stërngarkuar për shkak të ardhjes së vazhdueshme të refugjatëve nga Gjermania.
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













