Integrimi
Filmi “Shok”, më i miri në festivalin “Swikos”
Autor i këtij filmi me tematikë nga lufta e Kosovës është regjisori anglez Jamie Donoughue. Ndërsa çmimi i publikut ka shkuar te regjisori i ri shqiptar që jeton në Zvicër, Ilir Hasanaj për filmin «Leonardo»
Në një atmosferë solemne është bërë mbrëmë ndarja e çmimeve të festivalit të nëntë të Filmit «Swikos» që u mbajt gjatë dy netëve të kaluara në Bazel.
Po ashtu janë shfaqur edhe shtatë filmat e radhës, të autorëve nga Gjermania, Zvicra dhe nga Kosova. Në hapje të mbrëmjes së dytë të festivalit, themeluesi dhe drejtori Florim Brajshori ka lutur të pranishmit për një minutë heshtje në nderim të viktimave të sulmeve terroriste në Paris.
Çmimin e parë si filmi më i mirë e ka fituar filmi «Shok» i regjisorit anglez Jamie Donoughue me tematikë nga lufta e Kosovës. Ndërsa çmimi i publikut ka shkuar te regjisori i ri shqiptar që jeton në Zvicër, Ilir Hasanaj për filmin «Leonardo». Për regjinë më të mirë është shpërblyer Martina Plura për filmin e saj «Da nicht für», aktorja më e mirë Lena nga filmi «Luftschloss», çmimi për kamerën më të mirë u nda në mes dy filmave: «Një pikë gjaku» dhe «Shok» ndërsa çmimin për montazhin më të mirë e fitoi filmi «Një pikë gjaku».
Ky festival është vlerësuar nga publiku dhe njohësit e filmit për prurje të reja dhe serioze në fushën e filmit të shkurtër artistik. Ai po shërben për afirmimin e filmit nga Kosova dhe nga Shqipëria në arenën ndërkombëtare.
Albinfo.ch ka qenë në cilësinë e partnerit medial të festivalit.
Këtë festival e kanë ndjekur edhe mjaft punëtorë filmi nga Kosova në cilësinë e autorëve, aktorëve dhe të anëtarëve të jurisë. Në mesin e tyre ishte edhe regjisori i njohur kosovar Agim Sopi, i cili ishte edhe anëtar i jurisë, pastaj Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës etj.
Publikun e kanë përshëndetur edhe aktorët e grupit humoristik «Stupcat», të ardhur enkas nga Kosova.
Po ashtu një çmim nderi i është ndarë edhe boksierit të njohur Faton Vukshinaj.
Kanë marrë mirënjohje të gjithë sponsorët e festivalit të prirë nga sponsori kryesor, fondacioni Christian Meiran Stiftung.
albinfo.ch do të publikojë nesër një shkrim më të gjerë nga edicioni i nëntë i festivalit Swikos.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












