Shkurt.ch
Suedia rikthen kontrollet kufitare
Suedia si duket e ka seriozisht me refugjatët. Kush dëshiron tokën suedeze, duhet ta tregojë pasaportën në kufi. Do të kontrollohet trenat dhe anijet. Autoritetet suedeze nuk e dinë se çfarë të bëjnë me fluksin e refugjatëve.
Si përgjigje ndaj fluksit të madh të refugjatëve Suedia ka rifutur kontrollet në kufi. Policët u dërguan në provincën jugore të Skåne. Atje do të kontrollojnë pasaportat e udhëtarëve.
Kontrollet fillimisht do të nisin me Gjermaninë dhe Danimarkën.
Veturat dhe trenat në urën Oresund, e cila lidh Malmön dhe Kopenhagën dhe vetëm në rrugë tokësor mes Danimarkës dhe Suedisë kontrolloheshin nga policë kufitarë. Përveç kësaj, do të preken edhe tragetet në mes të Danimarkës, Gjermanisë dhe Suedisë.
Në trenin mbi urë Oresund mes Kopenhagen dhe Malmös policia ka ndalur të enjten pasdite 30 njerëz, të cilët ia kishin mësyrë Suedisë. Të gjithë thanë se donin të aplikojnë për azil. Në Rostock Ferry rreth 50 refugjatëve u është mohuar udhëtimi i mëtejshëm në traget në mëngjesin e së enjtes në Trelleborg.
Autoritetet dhe vullnetarët në Schleswig-Holstein thanë se janë përmbytur nga refugjatët që vijnë tranzit.
Që nga shtatori një total prej 80 mijë azilkërkuesve kanë udhëtuar në vend. Vendi tani ka probleme të mëdha për t’i regjistruar të gjithë refugjatët në hyrje. Shumë refugjatë do të duhet të presin me orë të tëra dhe të flenë në tenda, para se ata mund të flasin me një zyrtar të zyrës së migracionit.
Kryeministri Stefan Lövfen tha se nëse autoritetet na thonë se janë të shqetësuar në lidhje me sigurinë dhe rendin në vend, atëherë përgjigjja e tyre, sipas tij, është futja e kontrolleve kufitare dhe kontrollet e anijeve.
Kështu tha kryeministri suedez në një takim të BE-së në Maltë.
“Ne duhet të dimë se kush vjen në Suedi”, ka thënë Löfven. Kontrollet janë planifikuar fillimisht për dhjetë ditë.
Vendet anëtare të zonës së Shengenit mund të rifusin përkohësisht kontrollet kufitare, nëse konsiderojnë që siguria e tyre publike është në rrezik.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











