Shkurt.ch
Ndërtimtarët kërkojnë të mos u hiqet pensioni me 60 vjet
Sot, në më shumë se 100 kantiere ndërtimi në Cyrih e rrethinë ka mbretëruar heshtje e plotë. Punëtorët e ndërtimtarisë, të udhëhequr nga sindikata Unia dhe Syna në këtë mënyrë, duke e lënë punën, kanë protestuar kundër paralajmërimeve për heqjen e të drejtës për pensionim në moshën 60 vjeçare në këtë degë ekonomike. Ata po kështu kanë kërkuar edhe mbrojtje më të mirë në rast pune në mot të ligë dhe po ashtz mbrojtje nga dumpingu i pagave.
Siç thuhet në një komunikatë të nënshkruar nga sindikatat Unia dhe Syna, punëtorët kanë vërejtje ndaj punëdhënësve gjegjësisht Federatës së Ndërtimtarëve të cilët nuk po i marrin seriozisht problemet e punëtorëve të kësaj dege dhe po i bllokojnë zgjidhjet.
Më shumë se 1000 punëtorë kanë ngrënë drekë të përbashkët në holin e madh të Stacionit Hekurudhor të Cyrihut.
Vetëm një ditë më parë, të hënën rreth 3000 punëtorë në kantonin e Tesinës kanë proteszuar po ashtu duke e lënë punën ndërsa për nesër parashihen aksione të ngjashme edhe në Zvicrën perëndimore, frankofone.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”










