Shkurt.ch
Gjykata Federale vendos vetëm për rastet më të rënda
Ky ndryshim i karakterit të Gjykatës është propozuar nga Këshilli Federal i cili ka ka shpallur një draft për një ligj të ri mbi Gjykatën Federale
Gjykata Federale e Zvicrës si instanca më e lartë e gjyqësisë në vend nuk mund të “ofrojë shërbimet” e veta për secilin kontest. Ajo në të ardhmen duhet të merret vetëm me rastet e rënda dhe me rëndësi bazike si dhe do të lirohet nga rastet që nuk kanë ndonjë peshë të madhe.
Ky ndryshim i karakterit të Gjykatës është propozuar nga Këshilli Federal i cili ka ka shpallur një draft për një ligj të ri mbi Gjykatën Federale.
Si kompensim për ngushtimin në parim të fushëveprimit të gjykatës në fjalë, drafti parasheh zgjerimin e katalogut të përjashtimeve. Në to është e përcaktuar se çfarë rastesh nuk mund të atakohen në të ardhmen në Gjykatën Federale.
Ndër rastet e tilla me të cilat Gjykata Federale nuk do të merret janë për shembull gjobat më të ulëta se 5000 franga. Ndërsa po ashtu nuk mund të dërgohen në Gjykatën Federale kontestet që lidhen me natyralizimin (fitimin e shtetësisë) me kushte të lehtësuara.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














