Shtëpia juaj punon për ju edhe kur jeni larg
Green Terrace Residence është një projekt rezidencial prestigjioz në Palasë, në bregdetin e Jonit. Projekti bashkon arkitekturën bashkëkohore dhe apartamentet me pamje nga deti me hapësirat e gjelbërta, pishinat, spa-në, restorantin, barin dhe shërbime të tjera të nivelit hotelier ndërkombëtar.
I zhvilluar në partneritet me Radisson Individuals, pjesë e Radisson Hotel Group, Green Terrace Residence ndërthur pronësinë private me standardet e mikpritjes hoteliere dhe mundësinë e qiradhënies përmes një administrimi profesional.
Një shtëpi në Rivierën shqiptare është vendi ideal për pushime me familjen dhe miqtë. Kur largoheni, lind një pyetje praktike: kush kujdeset për pronën dhe si mund të sigurohen të ardhura prej saj?
Green Terrace ofron një zgjidhje të sigurt dhe afatgjatë: administrim profesional të pronës dhe qiradhënie përmes Radisson Hotel Group, një nga rrjetet më të mëdha hoteliere në botë.
Faktet kryesore të projektit
- Kthim bruto vjetor i vlerësuar deri në 8% nga programi i qiradhënies.
- 177 rezidenca private me pamje panoramike nga deti Jon.
- Rreth 650 metra nga plazhi, me qasje të drejtpërdrejtë në tri plazhet kryesore të Palasës dhe Dhërmiut.
- Anëtar i koleksionit Radisson Individuals, pjesë e Radisson Hotel Group.
- Mundësi financimi bankar deri në 80% dhe plane fleksibël pagesash të lidhura me ecurinë e ndërtimit.
- Qendër mirëqenieje me spa, pishina të brendshme dhe të jashtme, fushë padeli, palestër, restorant dhe bar.
- Dorëzimet e para të pronave parashikohen në fund të vitit 2027.
Si funksionon modeli Radisson Individuals
Partneriteti me Radisson Hotel Group, përmes koleksionit Radisson Individuals, u jep apartamenteve pjesëmarrëse qasje në rrjetin ndërkombëtar të rezervimeve të kësaj marke të mirënjohur. Ky rrjet e bën projektin të dukshëm për një klientelë më të gjerë. Së bashku me standardet e mikpritjes së grupit, ai mund ta bëjë pronën më tërheqëse për qiradhënie dhe të mbështesë rritjen e vlerës së saj me kalimin e viteve.
Blerësi zotëron rezidencën dhe mund ta përfshijë në programin e qiradhënies afatgjatë. Ekipi i Green Terrace Residence kujdeset për promovimin, rezervimet, komunikimin me mysafirët, si dhe mirëmbajtjen e apartamentit. Kthimi bruto vjetor nga programi vlerësohet deri në 8%.
“Me Green Terrace Residence, synojmë t’i japim projektit dhe Palasës më shumë dukshmëri në hartën ndërkombëtare të turizmit. Partneriteti me Radisson Hotel Group, i pranishëm në mbi 100 vende dhe territore, i jep projektit qasje në rrjetin global të rezervimeve të grupit dhe na ndihmon të tërheqim vizitorë nga tregje të reja në Rivierën shqiptare.” – Redi Basha, themelues dhe CEO i Capital B
Shqipëria dhe rritja e turizmit
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë ndërkombëtarë. Sipas INSTAT, në vitin 2025 u regjistruan 12,47 milionë hyrje të shtetasve të huaj, 6,6% më shumë se një vit më parë[1]. Ndër destinacionet bregdetare të vendit, Riviera shqiptare dallohet për plazhet e Jonit, ujërat e kthjellëta dhe peizazhin ku mali takohet me detin.
Në këtë pjesë të Rivierës, në jug të Vlorës dhe pranë Dhërmiut, ndodhet Palasa. Green Terrace Residence shtrihet në shpatet e Llogarasë, rreth 650 metra nga plazhi. Tuneli i Llogarasë, i hapur në vitin 2024, ka shkurtuar ndjeshëm udhëtimin nga Vlora drejt Palasës.
Shqipëria gëzon lidhje shumë të mira ajrore me shumicën e qyteteve kryesore evropiane përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Kur Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës të nisë fluturimet tregtare, udhëtimi drejt Rivierës do të bëhet edhe më i shpejtë.
Një shtëpi mbi Jon
Në bashkëpunim me Arup, projekti ndjek format natyrore të terrenit dhe shfrytëzon dritën natyrore në ambientet e brendshme. Një pjesë e rezidencave kanë pishinë private. Përtej kompleksit, Palasa është pika ideale nisjeje për të eksploruar plazhet e Rivierës dhe shtigjet malore të Llogarasë. Pas një dite në plazh, mbrëmja vijon brenda kompleksit: në spa, në pishinë, në fushën e padelit ose në restorantin dhe barin me pamje nga Joni.
Blerësit mund të përfitojnë financim përmes bankave partnere vendase. Gjithashtu, me kërkesë të klientit, ekipi i dizajnit të interierit kujdeset për mobilimin dhe dekorimin e rezidencës, që ajo të jetë gati që në ditën e parë.
Një investim me partnerë të fortë
Green Terrace Residence zhvillohet nga Capital B, kompani shqiptare investimesh e themeluar në vitin 2014, me portofol në pasuri të paluajtshme, energji të rinovueshme, institucione financiare dhe sipërmarrje inovative. Partneriteti me Arup në projektim dhe me Radisson Hotel Group në operim i shton besueshmëri çdo investimi dhe mbështet rritjen e vlerës së pronës, përmes standardeve hoteliere ndërkombëtare, administrimit profesional dhe qasjes në një rrjet global rezervimesh. Sepse një rezidencë premium nuk duhet thjesht të shitet, ajo duhet ta ruajë dhe ta rrisë vlerën e saj për dekada.
Shtëpia juaj mbi horizont
Imagjinoni mëngjesin e parë në Palasë: kafen në tarracë, Jonin që zgjohet poshtë jush dhe malet e Llogarasë ende të freskëta nga nata. Imagjinoni verën me familjen dhe miqtë, ndërsa kur jeni larg, shtëpia juaj vazhdon të mirëpresë turistë dhe të krijojë vlerë.
Riviera shqiptare po ndryshon me shpejtësi dhe sot është ende koha për të zgjedhur shtëpinë tuaj mbi Jon. Rezervoni një vizitë private në Palasë ose kontaktoni ekipin e shitjeve për broshurën, financimin dhe programin e qiradhënies.
Vizita dhe kontakt
T: +355 69 703 2088 · E: [email protected] · W: greenterrace.al
[1] https://www.instat.gov.al/en/publications/press-releases







