Skip to content

Në Shqipëri formohet partia e re nga studentët

Partia e re politike “Të Bashkuar për Shqipërinë” pritet të nisë takimet me qytetarët në qytete dhe fshatra, me synimin për të prezantuar nismën dhe për të mbledhur firmat e nevojshme për krijimin e saj

Një grup studentësh, të rinjsh atdhetarë, profesionistësh dhe përfaqësuesish të diasporës kanë njoftuar themelimin e një force të re politike me emrin “Të Bashkuar për Shqipërinë”.

Nisma synon të mbështetet te drejtësia, meritokracia, transparenca dhe përgjegjshmëria, ndërsa ka nisur edhe mbledhja e firmave për krijimin e subjektit politik.

Partia e re politike “Të Bashkuar për Shqipërinë” pritet të nisë takimet me qytetarët në qytete dhe fshatra, me synimin për të prezantuar nismën dhe për të mbledhur firmat e nevojshme për krijimin e saj.

Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësues të grupit nismëtar, të cilët deklaruan se iniciativa ka lindur nga një grup studentësh dhe është mbështetur edhe nga të rinj, pedagogë, profesionistë të fushave të ndryshme dhe përfaqësues të diasporës, transmeton albinfo.ch.

Në një deklaratë për mediat, një prej studenteve që përfaqëson grupin theksoi se nisma është e hapur për të gjithë qytetarët që besojnë në një Shqipëri të qeverisur mbi bazën e drejtësisë, meritokracisë, përgjegjësisë dhe transparencës.

“Kjo parti nuk do të bjerë prej e kultit të individit. Ju ftojmë të ndërtojmë një institucion ku asnjë udhëheqës të mos mund ta zaptojë apo ta përdorë për institucione vetiake. Ftojmë çdo shqiptar brenda dhe jashtë vendit të bashkohet. E ardhmja e Shqipërisë nuk do të ndërtohet nga një rreth i mbyllur. Do ta ndërtojmë së bashku të gjithë të bashkuar për Shqipërinë”, tha përfaqësuesja.