Skip to content

Aria Tamniku, vetëm 9-vjeçare, shkëlqen në skenën ndërkombëtare të pianos në Vjenë!

Aria ushtron piano që nga mosha 4-vjeçare. Gjatë këtij rrugëtimi, ajo ka marrë pjesë në shumë gara pianistike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, ku në secilën prej tyre është vlerësuar me çmime

Me shumë krenari dhe emocion, Aria Tamniku, si përfaqësuesja e vetme nga Kosova në këtë grupmoshë, u vlerësua me Çmimin e Tretë (Third Prize Winner) në International Piano Balkan Competition – Vienna 2026, duke performuar në Gala Koncertin madhështor në Mozarthaus Vienna.

Aria ushtron piano që nga mosha 4-vjeçare. Gjatë këtij rrugëtimi, ajo ka marrë pjesë në shumë gara pianistike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, ku në secilën prej tyre është vlerësuar me çmime. Talenti dhe përkushtimi i saj janë vlerësuar edhe me një bursë për edukim të mëtejshëm pianistk nga Balkan Thalberg Piano, duke i hapur rrugë zhvillimit të saj të mëtejshëm artistik, shkruan albinfo.at.

Aria shpreh mirënjohje të veçantë për prof. Besarta Guri Bobaj, prof. Giuseppe Devastato, Piano Balkan Academy, Balkan Thalberg Piano dhe Melisa Ibrahimi për besimin, mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm në rrugëtimin e saj muzikor.

E vogël në moshë, por me hapa të mëdhenj drejt ëndrrave të saj!