Skip to content

Dardan Avdylaj triumfon ndaj Austrian Bull në Austri

Përballja u zhvillua më 21 nëntor, në arenën Multiversum Schwechat, pranë Vjenës, dhe ishte një nga duelet kryesore të mbrëmjes

Boksieri shqiptar Dardan Avdylaj ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Austrian Bull, në përballjen e shumëpritur të zhvilluar në kuadër të spektaklit të sporteve luftarake “Sparta Royale 9”, në Austri.

Përballja u zhvillua më 21 nëntor, në arenën Multiversum Schwechat, pranë Vjenës, dhe ishte një nga duelet kryesore të mbrëmjes, transmeton albinfo.ch.

Dy sportistët kishin tërhequr vëmendje të madhe para këtij dueli, i cili ishte promovuar për muaj të tërë si një nga përballjet më interesante të vitit në sportet luftarake në Austri.

Avdylaj, i cili garon në kategorinë e peshave të rënda, vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij në ring, duke përfaqësuar me krenari rrënjët e tij shqiptare.

Fitorja ndaj Austrian Bull përbën një tjetër moment të rëndësishëm për boksierin shqiptar dhe karrierën e tij sportive.

https://www.instagram.com/p/DgBYzuPKviJ/