Skip to content

Protestat në Francë kanë hyrë në javën e tyre të gjashtë

Pjesëmarrja ka shënuar rënie krahasuar me javën e kaluar. Përleshje me policinë pati në Marsejë, Lion dhe Lil

Për fundjavën e gjashtë radhazi, dhjetëra mijëra njerëz edhe sot dolën në rrugë në Francë për të kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira studimi. Protestat kanë vazhduar prej tashmë gjashtë javësh.

Pjesëmarrja ka shënuar përsëri rënie krahasuar me javën e kaluar. Ministria e Brendshme numëroi pak më shumë se 82,500 demonstrues në të gjithë vendin, ndërsa përgjegjësit për orgnizimin e protestave vlerësuan numrin në 150,000.

Përleshje me policinë shpërthyen në periferi të demonstratave në Marsejë, Lion dhe Lil. Forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe mbi 140 persona u arrestuan.

Në Paris, flamujt e sindikatave, partive të krahut të majtë dhe të të ashtuquajturve Jelekë të Verdhë ishin të dukshëm ndërsa ata u bashkuan me studentët e shkollave dhe universiteteve në rrugë.

E shtuna shënoi përvjetorin e tetë të themelimit të lëvizjes “Jelekët e Verdhë”, e cila kishte ushtruar presion të konsiderueshëm mbi qeverinë e Emmanuel Macron në atë kohë.

Tubimi kryesor në Paris ishte kryesisht paqësor.