Skip to content

Formacioni i Kosovës kundër Irlandës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll luan sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Aviva” të Dublinit përballë Irlandës, në ndeshjen vendimtare për vend të dytë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka qenë i detyruar të bëjë disa ndryshime në formacionin bazë për shkak të mungesave.

Në portë është kthyer Arijanet Muriq, ndërsa në mesfushë risi janë Lindon Emërllahu dhe Elvis Rexhbeçaj. Po ashtu nga fillimi bashkë me Vedat Muriqin do të paraqitet Fisnik Asllani.

Kosova aktualisht mban pozitën e dytë në grup me gjashtë pikë, një më shumë se Irlanda e vendit të tretë, transmeton albinfo.ch.

Kosovës i mjafton edhe një barazim në Dublin për ta siguruar vendin e dytë dhe pjesëmarrjen në plejofin për ngjitje në Ligën A.