Skip to content

Veprim Haliti: Në krye të katër lokacioneve dhe rreth 150 punonjësve të AMAG-ut

Me rrënjë nga Lugina e Preshevës, Veprim Haliti udhëheq rajonet Baden/Wettingen dhe Muttenz/Kleinbasel në kompaninë AMAG. Në rrëfimin për albinfo.ch, ai flet për rrugëtimin nga projektmenaxhimi dhe IT-ja drejt industrisë së automobilave, përgjegjësitë drejtuese dhe rëndësinë e ekipit e të klientëve.
“Njerëzit mendojnë se industria e automobilave ka të bëjë vetëm me vetura. Në fakt, gjithçka nis dhe mbaron me njerëzit, me ekipin dhe klientin”, thotë Haliti.

Foto dhe Video: Gent Mersinaj