Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë, organizuar me rastin e 251-vjetorit të themelimit të Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Gjatë kësaj ngjarjeje, ajo shprehu mirënjohjen për SHBA-në dhe vlerësoi kontributin e ushtarëve amerikanë në mbrojtjen e lirisë dhe ruajtjen e paqes.
Shiroka Pula theksoi se lidhja e Kosovës me Amerikën shkon përtej një aleance strategjike. Ajo kujtoi mbështetjen amerikane në periudhat më të vështira të historisë së vendit dhe rolin e saj në përmbushjen e aspiratave të Kosovës për liri dhe shtetësi./Albinfo.ch